Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka mohuar se ligji për KPM-në i cilu u miratua sot nga Kuvendi i Kosovës e cenon lirinë e mediave.
Ajo tha se kanë bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për ta përpiluar këtë ligj.
“Sepse janë ligje të rëndësishme që rregullojnë çështje të rëndësishme. Ka pasur nevojë shtetit. Tash po i quajmë vërejtje, grupet punuese, kanë qenë në kontakt të ngushtë me këto organizata, i kanë marrë shumicën e komenteve që u kanë servu grupeve punuese. Sot po shoh për ligjin për kpm, po shpjegohet që cenon në themel të drejtat dhe liritë e meiave. Nëse e lexojmë, e shohim që nuk e cenon lirinë e medias”, tha ajo.
Pacolli e pranoi se nuk është mirë e informuar sa i përket detajeve speciifke e rekomandimeve të BE-së për këtë ligj.
“Në detaje se cilat kanë qenë propozimet e KiE, nuk jam e informume se cilat janë detajet specifike të rekomandimeve dhe cilat janë marrë dhe cilat jo, nuk kam qenë në asnjërin grup punues”, tha ajo.
Pacolli u shpreh se ka kërkuar që dënimet të ulën në rast se shkelet ligji sa i përket kësaj cështjeje.
“Një për kërkesave që kam bërë është të përhskallëzohen dënimet, në sistemin legjisltavit kemi ligjin për kundërvajtje, të gjitha ligjet, ka qenë kërkese e BE-së, në këtë mandat i kemi harmonizu të gjitha ligjet me ligjin për kundërvajtje, cdo gjobë duhet të jetë në përputhje për ligjin për kundërvajtje”, tha ai.
Deputetja e VV-së ne RTVD tha se me ligjin e ri për KPM-në nuk obligohen mediat online të regjistrohen, sipas saj kjo do bëhet në mënyrë vullnetare.
“Na injoruan”, ndërkombëtarët kritikojnë ashpër VV-në, pas miratimit të Ligjit për KPM-në
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomaas Szunyog, dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, misioni i OSBE-së e kanë kritikuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit të KPM-së.
Szunyog e Rohde kanë thënë se janë injoruar vërejtjet e Këshillit të Evropës dhe të organizatave të tjera, dhe se ligji nuk i përmbush standardet evropiane.
Sipas ambasadorit gjerman, nëse Qeveria dëshiron të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane.
“Çdo mundësi e humbur është një shumë. Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar Rode në X.
Kurse, misioni i OSBE-së në Kosovë e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke thënë se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e dhëna në lidhje me këtë projektligj.
Sipas OSBE-së, me miratimin e këtij projektligji do të cenohet liria e shprehjes së medieve dhe pavarësia e tyre.
“KPM-ja luan një rol kyç në kornizën rregullative të mediave të Kosovës. Aftësia e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale ka qenë çelësi i besueshmërisë dhe autoritetit të saj. Ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën e medias dhanë, në emër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, rekomandime të detajuara për përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, për fat të keq, shumica e këtyre rekomandimeve nuk janë pasqyruar në ligjin e miratuar”, thuhet në reagimin e OSBE-së.


