KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pa ShBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur”, Rama: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë
PolitikëRajon

“Pa ShBA-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur”, Rama: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë

Kosova News
Kosova News 18:18 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë.

Po ashtu, Rama tha se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se pa ShBA-në nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës dhe i bëri thirrje autoriteteve atje që për çdo veprim të tyre, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi investuar me vendosmëri që rajoni të shkojë përpara, sepse në radhë të parë është në interesin tonë strategjik, në interesin e popullit tonë që ta shohë bashkimin me Evropën si një bashkim rreth vlerave dhe parimeve. E kemi nxitur dialogun Kosovë-Serbi”, tha Rama, transmeton EuronewsAlbania.

“SHBA-të kanë qenë janë dhe do mbeten mbështetëse të palëkundura të procesit të njohjeve të Kosovës. Është mirë që shqiptarët kudo ku janë, duke filluar nga ata në Kosovë, të mos harrojnë se pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë nuk është interes i dorës së dytë dhe nuk është interes i ndarë”, tha ai.

“Pa diskutim që ne jemi të keq ardhur sa herë që shohim hapa pas dhe pa diskutim që jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të atyre që jetojnë në Kosovë dhe jemi të vetëdijshëm se në rastet si ai i sulmit në Banjskë, Serbia nuk e ndihmon siç duhet procesin”.

Por jemi të vetëdijshëm po ashtu se Kosova duhet të përparojë edhe unilateralisht nëse është nevoja, në plotësimin e kërkesave të dialogut, të cilat bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton gjithë mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, pa të cilët, e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja e ndërlikuar. Përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar me aleatët tanë strategjikë, sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Promovohen dy shërbime të reja në eKosova
13:02 -12/06/2025
Kurti nga Prekazi: 12 qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
12:22 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore
11:45 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Këto janë tre zyrtaret e arrestuara në Ministrinë e Infrastrukturës
11:23 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?