Ilir Kërceli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas ofendimeve që deputeti Kujtim Shala i bëri në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.
“Në vend që të lexojmë ndonjë studim akademik rreth gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe destruktivitetit të politikës serbe në këto 23 vitet e fundit, dëgjojmë sharje nga me të ultat të cilat prekin nderin personal dhe atë të familjes. A thua vallë, si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani, me këto koncepte të opozitarizmit me përmbajte banale?!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, masa e dënimit ndaj Kujtim Shalës do të jetë vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca.
“Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë e përsërit shkeljen në të njëjtën seancë plenare, pasi i është dhënë vërejtja një herë ose cenon seriozisht rendin në seancë plenare, kryesuesi i seancës i jep “vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca plenare”
Pas një pauze deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kthyer në seancë dhe po i vazhdojnë diskutimet në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Me të nisur seanca kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ndal te sharja që bëri para pauzës deputeti i LDK-së dhe sqaroi procedurat që do të ndërmerren në fund të seancës ndaj sjelljes së tij.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin.
“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.
E pa kërkuar falje për gjuhën e rrugës që përdori, deputeti Kujtim Shala me arrogancë kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.
Kryeministri Albin Kurti është sharë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes.
Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sipas pamjeve që ka bërë KosovaNeës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, dëgjohet duke përdor sharje ndaj Kurtit.
Ai u dëgjua pasi iu dha fjala kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta marrë fjalën.
Shala e Abdixhiku ulen afër njeri-tjetrit në sallën e Kuvendit.
“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, dëgjohet duke thënë Shala për Kurtin.