“Lagjet 28 & 29 dhe fshatrat Sllatinë, Bardh i Madh po bëhen për herë të parë me rrjet të ujësjellësit, të cilët ndonëse afër Prishtinës për një kohë të gjatë janë lënë pa ujë të pijes”, kështu bëri të ditur ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij, ai njoftoi se bashkë me zyrtarët nga KRU Prishtina vizituan punimet nga afër dhe biseduan me banorët e lagjeve 28 dhe 29 në Fushë Kosovë.
Tutje Krasniqi tha se 680 kyqje do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit në këto dy lagje ndërsa investimet për këtë projekt janë afër 3 milionë.
“25% e rrjetit të ujësjellësit është shtruar në të dy lagjet gjersa punimet janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe deri në fund të vitit parashihet të përfundoj projekti në tërësi. Në kryerjen e këtyre punimeve jam i kënaqur pasi janë angazhuar edhe punëtorë nga pjesëtarë të komuniteteve të cilët jetojnë në këto lagje,” përfundoi ai.
.