KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për shërbimin që kushton deri 10 euro, Visametric ua merr qytetarëve 30 euro
Lajme

Për shërbimin që kushton deri 10 euro, Visametric ua merr qytetarëve 30 euro

Kosova News
Kosova News 21:23 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Komerciale e cila ia ndaloi kompanisë VisaMetric detyrimin e pagesës prej 30 eurosh për dërgesën postare të pasaportës, kjo pagesë ende nuk është pezulluar. E çmimi prej 30 eurosh për dërgimin e një pasaporte është shumëfish më i lartë, pasi në postat private dhe në Postën e Kosovës, ky shërbim nuk e tejkalon shifrën prej 10 eurosh.

Iu ndalua me vendim gjyqësor praktika e detyrimit të aplikantëve për të paguar shërbimin postar në rastet kur aplikojnë për viza. Por, kompania VisaMetric, e cila është e kontraktuar nga Ambasada e Gjermanisë, po vazhdon avazin e vjetër, duke i faturuar 30 euro aplikantëve për shërbimin postar.

Në kushte anonimiteti, një qytetar e ka prezantuar faturën e pagesës për RTK-në

Në faturë figuron shuma prej 30 eurosh të paguara për shërbimin postar në Visametric, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Por, edhe përtej vendimit, çmimi prej 30 euro për një dërgesë duket të jetë joreal. Kjo për faktin se pasaporta e Kosovës peshon 38 gram, dhe se çmimet për dërgesë të pasaportës nga posta e Kosovës për një pasaportë nuk e tejkalojnë 10 euro.

“Kjo dërgesë mund të shkoj brenda orëve në regjion, çmimi për këtë dërgesë është 5.60 centë, nëse shkon jashtë regjionit në regjione të tjera është 6, 75 centë, por nëse dërgesa e njëjtë është për ditën e nesërme është 4.20 cent”, deklaroi Ferki Maxhuni, ud i drejtorit për Shërbime Postare.

Dërgesa e pasaportës nga Posta e Kosovës, klasifikohet si dërgesë më përmbajtje të rëndësishme.

Ndërkohë që as kompanitë e tjera private postare nuk kanë çmime më të larta për dërgimin e një pasaporte brenda Kosove nëse këtë e kërkon si individ.

Zyrtarë të Visametric nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj teme, derisa tash e sa ditë as Ambasada e Gjermanisë nuk u është përgjigjur për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?