KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OVL e UÇK-së e gatshme për verifikimin e listave të veteranëve
Lajme

OVL e UÇK-së e gatshme për verifikimin e listave të veteranëve

Kosova News
Kosova News 08:06 -29/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës së veteranëve, derisa kanë thënë se janë në pritje të themelimit të komisionit nga Qeveria e Kosovës.

Xhavit Jashari nga kjo Organizatë ka thënë se verifikimin megjithatë, mund ta bëjnë më së miri komandantët e zonave me zinxhirin komandues. RTK ka pyetur Qeverinë nëse kanë nisur procedurat për themelimin e komisionit, por që gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje. Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i shpalli fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim dhjetë nga grupi i të akuzuarve në rastin “Veteranët”.

Organizatat e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në pritje të komisionit që do të themelohet nga Qeveria e Kosovës për verifikimin e veteranëve të luftës.

Nga kjo organizatë janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me këtë komision të cilin Gjykata Themelore e ka obliguar qeverinë që ta formojë, përmes të cilit do të bëhet riverifikimi i 19 mijë e 500 veteranëve që pretendohen që nuk i kanë plotësuar kriteret.

“Ne do ti ushtrojmë të gjitha të drejtat tona, ne do ti përgjigjemi çdo herë institucioneve tona, nuk i fiksohemi drejtësisë absolutisht, mirëpo drejtësia duhet me argumentua ku janë bërë shkeljet nga komisioni në nivel qendror. Nuk kemi mundur ne, duke fillua prej Agim Çekut nuk ka mund t’i njoh ushtarët në tërë territorin ku është zhvillu lufta, andaj edhe atëherë, edhe sot edhe sa herë të donë gjykata e prokuroria po edhe institucionet e vendit , i vetmi organ që mund të bëj verifikimin e këtyre kategorive legjitim janë komandantët e zonave me zinxhirin komandues”, thotë Xhavit Jashari, nga OVL e UÇK-së.

Verifikimin e listës e mirëpret Shkumbin Krasniqi, emri i të cilit është në këtë listë.

“Shifrat janë abuzuar politikisht, me idenë se ka pasur konsensus mes partive politike për të zmadhuar numrin, për të pasur ndikim në rezultat të zgjedhjeve. Unë mendoj se përafërsisht më shumë se 25 mijë shkon numri i veteranëve të pavërtetë, sepse veteranë të vërtetë nuk mund të jenë më shumë se 17 mijë’, thotë ai.

Ndërkohë, për dënimin e komandantëve lidhur me listat e veteranëve ka folur Frashër Oseku.

“Përballë këtij vendimi heshtja është bashkëfajësi, drejtësia duhet të jetë si e dimë e barabartë për të gjithë, edhe për ata me grada, thotë Oseku.

RTK ka pyetur Qeverinë nëse kanë nisur procedurat për themelimin e komisionit, por që gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i shpalli fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim dhjetë nga grupi i të akuzuarve në rastin “Veteranët”.

Gjithashtu lexoni:

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit

Kosova News 29/07/2025 29/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?