KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani viziton Ulqinin dhe Tuzin
Politikë

Osmani viziton Ulqinin dhe Tuzin

Kosova News
Kosova News 19:44 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktai, ndaj të cilit presidentja shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.

“Ulqini është pikëtakim i shqiptarëve, pavarësisht nga vijnë ata. Me Ulqinin na lidhin jo vetëm raportet familjare, vëllazërore e miqësore, por edhe kujtesa nga ditët e vështira të historisë sonë më të re. Ulqini, Ana e Malit e shumë vendbanime të tjera në Mal të Zi më 1999 u bënë strehë për shumë kosovarë, të cilëve ju i hapët dyert dhe zemrat, ndaj në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit!’ Tutje, Presidentja Osmani tha se: “Në Ulqin tashmë vijmë për të mirë, për t`i shfrytëzuar mundësitë turistike, për t`i mbajtur lidhjet dhe për t`i forcuar ato.”

Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidentja realizoi takime të ndara dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, si dhe me një grup intelektualësh e miqsh të Kosovës.

Ndërkaq në komunën e Tuzit, Osmani u prit në takim nga kryetari Nik Gjeloshaj, me të cilin u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe sfidat me të cilat përballen.

E para e shtetit të Kosovës shtroi nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Ulqinit e Tuzit me institucionet lokale në Republikën e Kosovës, por edhe me institucionet qendrore, në funksion të shkëmbimit ekonomik, kulturor, turistik, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Në Tuz, Presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të çipsit/patatinave, e cila është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Mal të Zi me investitor nga Kosova.

Gjatë qëndrimit në Tuz, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe bujarinë e dëshmuar në vitin 1999. Ajo foli për miqësinë e raportin unik, si dhe përkushtimin për intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE

Valë e rrezikshme e të nxehtit në Kosovë – IKShPK publikon masat mbrojtëse

Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Instituti Albanologjik e quan ndërhyrje politike reagimin e MASHTI-it për emërimin e Meliza Krasniqit

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”
17:09 -25/06/2025
Shefi i NATO-s i referohet Trumpit si ‘baba’ ndërsa vlerëson presidentin amerikan për armëpushimin Izrael-Iran
17:03 -25/06/2025
Granit Xhaka në dilemë, Ten Hag e ka mërzitur pasi nuk e kontaktoi – në anën tjetër Milani është në pritje
16:58 -25/06/2025
Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje
16:51 -25/06/2025
Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE
16:41 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?