Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Ministrin e punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot vizituan policët e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Osmani i falënderoi ata për shërbimin e tyre ndaj vendit, dhe si shenjë të këtij vlerësimi, Osmani dekoroi njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri.
Postimi i plotë i Osmanit:
Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’.
Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë.


