Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X. Ajo i ka uruar atij dhe Mbretëreshës Mari suksese në udhëheqjen e vendit të tyre
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X.
“Urimet tona të përzemërta madhërisë së tyre Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mari për ngjitjen e tyre në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani.
E para e vendit ka thënë se populli i Kosovës i bashkohet popoullit danez për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II.
“Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”.


