Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për zgjedhjen në këtë pozitë.
Në urimin e saj, Osmani thotë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e vendit “ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj”.
“Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme”, tha Osmani.