Presidentja Osmani, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka shprehur kënaqësinë për mirëpritjen nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, duke thënë se u konfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, President Mattarella”, ka shkruar presidentja.
Ajo ka thënë se në Romën historike pati kënaqësinë të mirëpritet nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.
“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka thënë presidentja Osmani.