KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve
Politikë

Osmani u bën thirrje partive: Vendosni interesin e vendit para dallimeve

Kosova News
Kosova News 11:32 -25/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë institucionet shtetërore.

Osmani ka theksuar se partitë politike duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të vendosin interesin e vendit para çdo gjëje tjetër.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje sërish të gjitha partive politike që të vendosin interesin e vendit para dhe t’i lënë anash dallimet. Duhet të përpiqen të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare që do ta çojë Kosovën përpara”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se si pasojë e kësaj bllokade politike, Kosova po humbet projekte të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe mundësi bashkëpunimi me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilat është punuar gjatë.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të kalojnë në Kuvend për ratifikim dhe në Qeveri për zbatim. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri funksionale dhe me kapacitet të plotë”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë gjatë pa institucione funksionale.

“Dikush mund të thotë se Belgjika ka qëndruar dy vjet pa qeveri, Austria gjashtë muaj. E kuptoj, por Kosova nuk e ka këtë luks. Ne duhet të ecim përpara me reformat dhe me procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar Osmani.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk beson që ka ndikim të jashtëm në vendimet e partive të mëdha politike në Kosovë.

“Është një çështje e besimit të tyre personal, se me kë duan të bashkëpunojnë. Është diçka shumë lokale”, u shpreh Osmani.
Dje ka dështuar tentimi i radhës për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, propozoi Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por kandidatët nuk  i morën votat e nevojshme.

Vazhdimi i radhës së seancës konstituive so të mbahet të martën në ora 11:00. 

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 25/08/2025 25/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?