Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku ka takuar fëmijët e organizatës Down Syndrome Kosova.
Përmes një postimi, Osmani ka ndarë momente nga ky takim, duke e cilësuar përvojën si të mbushur me emocione pozitive.
“Plot dashni, energji e pozitivitet, me fëmijët e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë”, ka shkruar ajo.
Vizita e saj vjen si një mbështetje për aktivitetet dhe misionin e kësaj organizate, e cila angazhohet për përfshirjen dhe mirëqenien e personave me sindromën Down në shoqëri.



