KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
Politikë

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

Kosova News
Kosova News 18:00 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim të veçantë përfaqësuesit e subjekteve politike të të gjitha komuniteteve joshumicë në vend, në kuadër të një serie konsultimesh gjithëpërfshirëse me liderët parlamentarë.

Takimi synon të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat aktuale që po përballon Kuvendi dhe për të siguruar funksionimin e tij kushtetues.

Në këtë takim, Presidentja Osmani dëgjoi nga afër këndvështrimet, shqetësimet dhe propozimet e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, përfshirë serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe goranë.

Ata ndanë mendimet e tyre mbi situatën aktuale politike, përfaqësimin institucional, si dhe sfidat që kanë komunitetet në raport me proceset vendimmarrëse në nivelin qendror.

Presidentja vlerësoi angazhimin dhe gatishmërinë e komuniteteve joshumicë për të qenë pjesë aktive e zgjidhjeve demokratike dhe të proceseve kushtetuese, duke theksuar rëndësinë që ka përfshirja e të gjitha komuniteteve në jetën institucionale të vendit.

“Renditja dhe funksionimi kushtetues i institucioneve nuk është vetëm një çështje ligjore, por një domosdoshmëri për ruajtjen e stabilitetit demokratik dhe përfaqësues të Republikës sonë. Të gjitha komunitetet kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces,” theksoi Osmani.

Ajo nënvizoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe garancia për funksionimin e rregullt të Kuvendit janë ndër prioritetet kyçe të institucionit të Presidentit, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në perspektivën demokratike të vendit.

Presidentja Osmani sot takoi edhe krerët e katër partive parlamentare shqiptare, por që nuk është shënuar ndonjë përparim për zhbllokimin e ngërçit politik, i shkaktuar nga dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës tre muaj pas zgjedhjeve.

Presidentja Osmani tha pas takimit se nuk ka pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se ka parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Osmani tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe paralajmëroi se takimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër me secilin lider veç e veç, nëse është e nevojshme.

Takimi u zhvillua në ditën kur deputetët nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e gjashtëmbëdhjetë – pikërisht një muaj pasi filluan përpjekjet – për shkak të ndarjeve politike. Konstituimi i Kuvendit është i domosdoshëm për të hapur rrugë për formimin e Qeverisë së re.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partitë politike kryesisht qëndruan në pozicionet e tyre paraprake, “që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik dhe nuk ka as iniciativë që do të zhbllokojë këtë gjendje të tanishme”.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “siç mund ta shihni, nuk ka dalë tym i bardhë, pra nuk ka risi”.

“Nuk jam optimist që Kurti do ta ndërrojë propozimin. Ai nuk i ka votat as për komision as për kryetare e as për kryeministër. Duke mos i pasur votat po e mban peng krejt shtetin”, tha Krasniqi pas takimit.

Krasniqi dhe Abdixhiku thanë se presidentja do të duhej ta shqyrtonte dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Abdixhiku tha se e habiti fakti që Kurti tha “se s’ka asnjë urgjencë” për krijimin e institucioneve.

Ai shtoi se ka propozuar dhe shpjeguar idenë e qeverisë së unitetit për një periudhë të shkurtër dhe kalimtare, dhe se lidhur me këtë “ka pasur reflektim pozitiv nga partitë e tjera në përmasën e konsiderimit”, pos partisë së parë – Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “ne e kemi dhënë idenë tonë si të ecim përpara, pra për ta votuar një kandidat për kryetar të Kuvendit, një person unifikues në mënyrë që ta kalojmë në një etapë tjetër”.

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka folur për gazetarë pas takimit.

Osmani tha se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur për opinionin e saj në zhbllokimin e ngërçit, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

Ajo tha se ka disa opsione nëse vazhdon ngërçi, “një është që deputetët ta shfrytëzojnë të drejtën, mënyra tjetër është që unë si presidente t’i drejtohem Kushtetueses”.

“Nëse do të kishte pajtim edhe nga ata, nuk kam problem ta dërgoj këtë çështje në Kushtetuese”, tha ajo.

Ajo shtoi se, megjithatë, duhet të presin nëse ditët në vijim do të prodhojnë ndonjë marrëveshje politike apo ndonjë marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit, para se ajo ta ndërmarrë një hap të tillë.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve, Osmani tha se deputetët mund t’i imponojnë ato, por së pari duhet të ketë pajtim për konstituimin e Kuvendit.

Gjithashtu lexoni:

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
21:52 -15/05/2025
Rama takon homologun finlandez, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:23 -15/05/2025
Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK
21:11 -15/05/2025
Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe
20:21 -15/05/2025
Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës
20:19 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?