Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Omsni, njëherësh edhe kryesues i misionit të OSBE-së është takuar me shefat e misioneve e të OSBE-së nga vendet e rajonit, si nga Kosova, Serbia, dhe Maqedoni e Veriut.
Osmani bëri të ditur se ua ka prezantuar planin 9-pikësh të OSBE-së, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup, Jan Bratu, Majkëll Devenport dhe Kilian Vall. Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Krahas kësaj, pata mundësinë të prezantoj prioritetet e Kryesimit tonë të OSBE-së të fokusuar në Evropën Juglindore që synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik. Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si një hap kyç drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon. Falënderim i veçantë për ambasadorët Bratu, Davenport dhe Vall për punën dhe përkushtimin e tyre shumë të çmuar në përpjekjet për stabilitet dhe prosperitet”, ka shtuar Osmani.
Njoftimi i plotë:
Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup, Jan Bratu, Majkëll Devenport dhe Kilian Vall.
Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi.
Krahas kësaj, pata mundësinë të prezantoj prioritetet e Kryesimit tonë të OSBE-së të fokusuar në Europën Juglindore që synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik. Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si një hap kyç drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon.
Falënderim i veçantë për ambasadorët Bratu, Davenport dhe Vall për punën dhe përkushtimin e tyre shumë të çmuar në përpjekjet për stabilitet dhe prosperitet.



