Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur progresin në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë, duke thënë se ajo është e një rëndësie vendimtare.
“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar e para e shtetit në një postim në ‘Twitter’.
Ormani ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është hapi kryesor përpara.
Ndryshe, edhe kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri, duke thënë se ky dakordim i hap rrugë inkasimit të energjisë elektrike së shpenzuar në komunat veriore.