KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Liria jonë është vulosur me sakrificën dhe trimërinë e Adem Jasharit
Politikë

Osmani: Liria jonë është vulosur me sakrificën dhe trimërinë e Adem Jasharit

Kosova News
Kosova News 10:30 -12/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, në Ditën e Çlirimit të vendit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu u shpreh se në Prekaz u vulos liria me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari.

Ajo tha se e kaluara nuk do të harrohet, por do të shërbej si një fanar ndriçues në çdo hap përpara drejtë forcimit të shtetit.

“Jemi këtu në Prekaz këtu në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri, por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Duam të tregojmë edhe njëherë se e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërbejnë si një fanar ndriçues në çdo hap që e bëjmë përpara drejtë forcimit të shtetit, lirisë sonë dhe demokracisë të ndërtuar me aq shumë mund dhe aq shumë sakrifica. Nga këtu shprehim edhe nderim për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vlerën e lirisë e vendosën edhe para jetës së tyre dhe dhanë edhe më të shtrenjtën, pra jetën e tyre në mënyrë që të gjithë ne sot ta gëzojmë këtë ditë“, theksoi ajo.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet, mendohet dhe as paramendohet nga askush pa Jasharajt.

“Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet nuk mund të mendohet dhe as nuk mund të paramendohet nga askush pa Jasharajt. Tre breza luftuan tri ditë me atë që sot e dimë të gjithë ne dhe jo vetëm ne si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj u themi të gjithë qytetarëve të Republikës, shqiptarëve mbarë urime 12 qershori dita e Çlirimit dhe e paqes e cila i ka rrënjët pikërisht këtu tek sakrifica dhe flijimi i familjes së gjerë Jasharaj, me ç’rast nga 59 veta gjithsej gjysma ishin fëmijë e gra krahë për krahë me kryekomandatin, Adem Jashari, bacën Shaban, Hamzën dhe të gjithë të tjerët aty. Lavdia e tyre është e përjetshme ashtu sikurse edhe kujtimi ynë i pashlyeshëm”, u shpreh Kurti.

Krerët shtetëror fillimisht kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Gjatë ditës së sotme në shënime të 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës do të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze./kp/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

TAGGED: Kurti, liria, Osmani, Prekaz
Kosova News 12/06/2022 12/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?