KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Sindikatat ta bëjnë një hap drejt zgjidhjes, qeveria e bëri me Pakon Ekonomike
Politikë

Osmani: Sindikatat ta bëjnë një hap drejt zgjidhjes, qeveria e bëri me Pakon Ekonomike

Kosova News
Kosova News 19:16 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit të mbajtur sot me sindikata dhe të gjithë akterët e përfshira në grevë, tha se u takon sindikatave që ta bëjnë hapin e radhës drejt përafrimit të gjetjes së një zgjidhjeje për të dalë nga grevat.

Kjo, pasi sipas Osmani, Qeveria e Kosovës, e ka bërë hapin e saj me prezantimin e Pakos Ekonomike, për të cilën tha se ishte një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje.

“Prandaj tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë e re në këtë dialog ku të gjitha palët ulën dhe i adresojnë kërkesat e reja që i kanë. Pra, i lus që të ulën me anëtarësinë e tyre dhe mos të japin vetëm një jo absolute”, është shprehur Osmani në konferencë për media.

Tutje, ajo tha se zgjidhje afatgjate për mësimdhënësit mund të gjendet vetëm pasi të miratohet Projektligji për Paga.

- Reklamë -

“Ky Projektligj adreson dinjitetshëm çështjen e pagave të mësimdhënësve, madje siç jam informuar sot nga ministrja e Arsimit ka adresuar kërkesat edhe përtej kërkesave të SBAShK-ut, sa i përket pagave të mësimdhënësve. Me ligjin e ri për pagat, jo vetëm që ata do të trajtohen dinjitetshëm, por të gjitha këtyre kategorive do t’u zgjidhet një problem i madh”, është shprehur Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm me dialog e assesi me kushtëzime, teksa ftoi të gjithë mësimdhënësit që t’i hapin dyert e shkollave për të mirën e fëmijëve e për të mirën e shtetit.

Osmani kërkon nisjen e mësimit të hënën: Interesi i nxënësve është parësor

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas shumë takimeve që ka pasë gjatë ditës së sotme lidhur me çështjen e grevës.

Ajo tha se interesi i nxënëse është parësor, prandaj ka kërkuar që mësimi të fillojë menjëherë.

“Sot gjatë tërë ditës kishim takime. Në radhë të parë me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, Këshillit të Nxënësve, Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, BSPK-në, SBAShK-un, me bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Me të gjithë këta diskutuam për mundësitë për rifillimin e procesit mësimor nga e hëna e javës që vjen”.

“Për më tepër përgjatë gjithë ditëve që kaluan vazhdimisht kam qenë në komunikim me Qeverinë e Kosovës gjë që ka vazhduar edhe sot dhe do të vazhdojë edhe nesër dhe tutje lidhur me këtë çështje. Dua të theksoj se e drejta kushtetuese e fëmijëve në arsim nuk duhet të lejojmë asnjëri nga ne që të cenohet, por përkundrazi duhet të bashkojmë forcat që të përmirësojmë cilësinë e sistemit tonë arsimor me nxënësit në qendër të vëmendjes”.

“Interesi i nxënësve, fëmijëve të këtij vendi, është parësor ndaj mësimi duhet të fillojë menjëherë. Sot në takime me shoqatat e nxënësve dhe prindërve diskutuam për sfidat e shumta me të cilat fëmijët ballafaqohen në shkollat tona – që nga aspekti infrastrukturor tek çështjet e sigurisë, cilësia e arsimit në shkolla e deri te ngacmimet seksuale dhe bulizmi – dukuri që janë prezentë gjithnjë e më shumë. Kam garantuar si presidente që do të shtyjë përpara adresimin e të gjitha këtyre çështjeve, duke pasë në qendër të vëmendjes fëmijët dhe fëmijët. Jam e përkushtuar maksimalisht për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që procesi mësimor të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe që nxënësit të mos pësojnë më tutje, sepse është interesi i tyre që po dëmtohet pariparueshëm”.

Përfundon takimi i SBASHK-ut me Osmanin, vazhdon greva

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?