Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë vit Kosova do ta paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE.
Osmani në një shkrim në Facebook ka postuar disa fotografi nga samiti i djeshëm në Tiranë.
Ndër të tjera, e para e vendit ka thënë se jemi një hap më afër regjimit pa viza.
“Ky ishte mesazhi kyç i Republikës së Kosovës në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Si vendi me përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në Evropë, dhe me një rritje historike në renditje për luftën kundër korrupsionit, Kosova kontribuon vazhdimisht drejt paqes, sigurisë dhe forcimit të vlerave të përbashkëta demokratike dhe evropiane< ka thën presidentja Osmani.


