Në një takim ndërmjet presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadores së Izraelit, Tamar Ziv, është diskutuar një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve: liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadorja Ziv e njoftoi Osmanin për pajtueshmërinë e Qeverisë së Izraelit të miratojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët së shpejti do të gëzojnë lirinë e udhëtimit pa viza në Izrael për qëllime turistike.
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përb…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në BundesligaBritaniku ia dërgoi faturën gruas së tij, pas pastrimit të shtëpisë
Ministritë përkatëse tashmë kanë nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj Ambasadores Ziv për këtë hap, i cili jo vetëm që lehtëson lëvizjen e qytetarëve, por edhe shton besimin dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ndërkohë, në përkujtim të Ditës së Holokaustit, Presidentja Osmani theksoi përkujtimin e viktimave dhe angazhimin e Kosovës për të mësuar nga historia dhe luftimin e urrejtjes dhe paragjykimeve.
Ambasadorja Ziv dhe presidentja Osmani po ashtu ndanë informacione rreth zhvillimeve të sigurisë në Izrael dhe Kosovë, duke treguar vazhdimësinë dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve.


