KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus
Politikë

​Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus

Kosova News
Kosova News 14:00 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin zhvilluan një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Me ministrin Çavusoglu, presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani dhe ministri Çavuşoğlu, diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç`rast, presidentja Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka theksuar në takim Presidentja Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se ky shtet është ndër partnerët tanë kryesor në NATO. Komuniteti turk në Kosovë dhe mërgata e madhe shqiptare në Turqi janë urë e fortë ndërmjet dy shteteve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, sipas Presidentes Osmani kanë potencial të thellohen edhe mëtej, posaçërisht në fushën e investimeve, si dhe duke rritur eksportin e Kosovës në Turqi./kp/

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Inspektorati i Mjedisit mbyll restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Kryetari i Kamenicës zbulon “amanetin” që ia kishte lënë ish-kryetari: Bashkëpuno me Bojanin, përkrahësin e Mladicit!

TAGGED: Anetaresimi, bashkepunimi, ministri turk, Presidentja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?