KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë
Politikë

Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë

Kosova News
Kosova News 15:43 -18/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ku i ka kërkuar ndihmën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa Wadephul ka përmendur disa herë nevojën për formim të Qeverisë.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, jo si barrë por si kontributdhënëse.

Ajo ka bërë thirrje edhe për heqjen e masave, duke deklaruar se është urgjencë e domosdoshme.

“Vizita juaj në Kosovë është një dëshmi e qasjes suaj dhe qeverisë së udhëhequr nga Merz se BE-ja mbetet e paplotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. Populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si aleatin më të besueshëm në gjithë kontinentin evropian. Ne synojmë të hyjmë si kontributdhënës e jo si barrë. Në këtë rrugëtim Kosova ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë. Heqja sa më parë e masave ndaj Kosovës është një urgjencë e domosdoshme për çka shpresojmë në përkrahjen e Gjermanisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se roli i Gjermanisë është vendimtar. Ka shtuar se Kosova është 100 për qind e harmonizuar në politikën e jashtme të BE-së.

“Ne pajtohemi plotësisht me qasjen e qeverisë së re gjermane që rruga drejt BE-së duhet të bazohet në merita. Kosova është ekonomia me e re evropiane por është dinamike e digjitale.. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë. Përderisa Kosova mbetet nën masa të BE-së as dialogu nuk mund të konsiderohet i barabartë”, ka thënë Osmani.

Ministri gjerman, Wadephul ka thënë se Gjermaninë dhe Kosovën i lidhë një partneritet shumë i veçantë dhe i ngushtë.

Ai ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është urgjencë gjeopolitike.

“Unë kam dëgjuar që numri i nxënësve në Kosovë që mësojnë gjermanisht është jashtëzakonisht i madh…. Është mirë që Kosova është në anën tonë. Ne të gjithë duhet të ja bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi dhe dezinformimi nuk kanë vend… Zgjerimi i BE-së tani është urgjencë gjeopolitike”, ka thënë ai.

Ka vlerësuar se zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi u luftës dhe që nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi.

Ka theksuar se Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri e aftë dhe se votuesit janë duke pritur formimin e qeverisë që 8 muaj.

“Ne jemi të bindur që Kosova e ka forcën dhe vullnetin për të zbatuar reformat e nevojshme. Gjermania është e gatshme që të iu ndihmojë me gjithë fuqinë që ka në këtë rrugëtim. Mbetet esenciale që gjendja këtu të mbetet e qetë…. dhe të mos vijë te konfrontimet siç ka ndodhur më 2023, 2024. Gjermania mbështet dialogun. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që këtu të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotëni, këtë e presim nga të dyja palët. Dialogu për normalizim duhet të vazhdojë me kriterin për mirëkuptim”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit, derisa formimin e Qeverisë e ka quajtur vendimtar.

“Është më rëndësi që të ketë një marrje të përgjegjësisë nga ana e kryetarëve të zgjedhur të komunave në veri dhe çështja e themelimit të Asociacionit të zbatohet. Shpresoj që kjo të përfundohet me sukses. Mendoj që krijimi i një qeverie është vendimtar. Evropa i ka sytë e kthyer nga kjo”, ka thënë ai.

Osmani tregon hapat që do të ndërmerr për buxhetin nëse dështon formimi i Qeverisë
Ministri gjerman përmend Asociacionin, thotë se ka ngecur dialogu Kosovë-Serbi

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 18/11/2025 18/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?