KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n në forcimin e FSK-së
Politikë

Osmani vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n në forcimin e FSK-së

Kosova News
Kosova News 14:31 -28/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe, drejtorin në largim të NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Drejtorin e ri, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të shteteve anëtare e partnere të saj.

Duke iu referuar vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale dhe e vlerësoi lartë mesazhin e tij në mbështetje të Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneral Nawrat gjatë mandatit të tij, në një periudhë të ndjeshme për sigurinë e vendit dhe rajonit. Ajo e falënderoi për angazhimin e tij profesional në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe për bashkëpunimin e frytshëm me institucionin e Presidentes.

“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Presidentja Osmani i ndau Gjeneral Nawrat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange, Presidentja shprehu besimin e plotë se ai do të vazhdojë me sukses zbatimin e objektivave dhe projekteve të rëndësishme të NALT-it për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kosova News 28/03/2025 28/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli
15:01 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?