Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Granada të Spanjës ku u mbajt Komuniteti Politik Evropian, ka falënderuar Spanjën për mikpritjen dhe organizimin e suksesshëm të këtij Samiti i cili bashkoi liderët evropianë në frymën e barazisë.
“Mirënjohës Mbretit Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia, Kryeministrit Sanchez dhe zonjës Gómez Fernández për pritjen e ngrohtë në Alhambrën madhështore”, shkroi presidentja në Facebook.
Osmani gjatë qëndrimit të saj në Granada të Spanjës ka takuar homologun e shtetit të Ukraniës, Vlodymir Zelensky, po ashtu është takuar edhe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Presidentja tha se e ka informuar kryeministren estoneze për situatën e sigurisë në Kosovës dhe për rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.


