Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të tmerrshëm sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.
Osmani tha se sulmin ndaj Frederiksen e dënon ashpër, teksa tha se dhuna kundër çdo lideri, është sulm ndaj demokracisë.
“Sulmi i mbrëmjes së sotme ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qendro e fortë, e dashur Mette”, shkroi Osmani.
Kryeministrja daneze është sulmuar sonte në një shesh të Kopenhagës, ndërsa policia e ka arrestuar autorin e sulmit.
Tonight's heinous attack on Danish Prime Minister Mette Frederiksen @Statsmin in Copenhagen is appalling. I strongly condemn it.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 7, 2024
Violence against any leader is an assault on the very soul of democracy.
Stay strong, dear Mette!