KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Duhet të ulemi me ShBA-në dhe të përgatisim draftin tonë të Asociacionit
Politikë

Osmani: Duhet të ulemi me ShBA-në dhe të përgatisim draftin tonë të Asociacionit

Kosova News
Kosova News 20:40 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur hapur dyshimet e saj për përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit (27 shkurt 2023) e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për RTK-në, presidentja Osmani ka zgjedhur një moment të papërshtatshëm në të cilin ndodhet Kosova për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, për të shpalosur dyshimet e saj për atë çfarë ka arritur në negociata kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën. I ka të mirat e saj, i ka disa gjëra që ende kam dyshimet e mia se si do të zbatohen në praktikë.

Mirëpo, ne e kemi marrë obligim ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.Në këtë moment ajo është ndërprerë nga gazetarja, duke e pyetur se për cilën pjesë është fjala, ndërsa ka marrë përgjigjen e Osmanit se bëhet fjalë për Nenin 7 (Vetëmemanxhimin për serbët) dhe Nenin 10, ku është edhe Asociacioni.

“Natyrisht tek Neni 7, te Neni 10 tash, sepse pyetjet janë se si saktësisht do të zbatohet, por mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës”, ka sqaruar Osmani.

E pyetur nëse Kosova duhet të ulet vetëm me ShBA-në, Osmani ka thënë se fillimisht kjo duhet të bëhet kështu.

“Fillimisht! Unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?