KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani dorëzon flamurin e Kosovës, që do të valojë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”
Politikë

Osmani dorëzon flamurin e Kosovës, që do të valojë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”

Kosova News
Kosova News 18:18 -20/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ambientet e Presidencës së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi sot flamurin e shtetit të Republikës së Kosovës paraatletit Grevist Bytyqi, i cili do të përfaqësojë vendin në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.

Ky moment shënon një hap historik për sportin paralimpik në Kosovë, duke qenë hera e parë në histori që vendi përfaqësohet në këtë ngjarje madhështore ndërkombëtare.

Në këtë takim me delegacionin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Presidentja Osmani shprehu entuziazmin dhe krenarinë për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Nëpërmjet dorëzimit të këtij flamuri, dua të tregoj mbështetjen e gjithë popullit të Kosovës për këtë përfaqësim. Të gjithë do të brohorasim për ty, të gjithë do të jemi me ty. Jemi krenarë që Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Paralimpike,” theksoi Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani gjithashtu nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, të cilin e konsideroi si një sukses historik për vendin që dha mundësi për këtë përfaqësim.

Nga ana tjetër, presidentja e KPK-së, Njomza Emini, shprehu falënderimet dhe krenarinë e saj për punën e palodhur të Komitetit dhe të gjithë atyre që kontribuuan, përfshirë trajnerin Adrianin, dhe gjithë të tjerët që bashkë arritëm deri tek ky moment i veçantë. “Ky moment është fryt i përpjekjeve tona të përbashkëta, i betejave të fituara dhe mbi të gjitha, i besimit në vlerat që përfaqësojmë si lëvizje paralimpike,” u shpreh znj. Emini. Ajo shtoi se me Grevist Bytyqin, fillon një epokë e re për sportin paralimpik në vend, duke e cilësuar atë si pionier të një rrugëtimi të gjatë që do të ndjekin shumë paraatletë të tjerë në të ardhmen.

Ekipi i Kosovës, nën koordinimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, do të debutojë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 20/08/2024 20/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?