Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Kjo është bërë e ditur nga Presidenca, nga ku njoftohet edhe sene takim është diskutuar për bashkëpunim ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-ve.
Po ashtu njoftohet se në takim është biseduar edhe për çështjet e sigurisë dhe sundimin e ligjit.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-ve.
Poashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.


