KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani, ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit
Politikë

Osmani, ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit

Kosova News
Kosova News 19:06 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Politika e jashtme gjithmonë duhet të  jetë  në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj dhe e bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike, ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe në thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional strategjik. Kështu ka theksuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë hapëse të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Republikës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Presidentja ka theksuar se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur lidhur me politikën tonë të jashtme si dhe për mjedisin rajonal, global e kontinental në të cilin gjendemi si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi ynë i jashtëm si dhe  për të përçuar tek diplomatët tanë mesazhet lidhur me temat kyçe të

“Andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomat të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit”, ka theksuar Osmani.

Tutje presidentja u ka thënë ambasadorëve se ata në njërën anë me veprimet e tyre duhet të pasqyrojnë vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin ndërmarrës e inovativ të qytetarëve tanë, e në anën tjetër të jenë  dritarja nëpërmjet së cilës komunikojnë e ndërtojnë ura bashkëpunimi me institucione e organizata në vendet ku punojnë e shërbejnë si shtëpi e Kosovës edhe për mërgatën tonë.

“Andaj ju kërkoj që të shtoni përpjekjet bashkërisht me ne si dhe angazhimin tuaj që Kosova të ketë sa më shumë miq e sa më shumë partner në arenën ndërkombëtare si dhe të komunikoni e bashkëpunoni edhe më afër me zyrën e presidentes dhe të gjitha institucionet tjera drejtë realizimit të synimeve të përbashkëta për një Kosovë më të fortë”, ka nënvizuar e para e shtetit.

Kurti u kërkon ambasadorëve t’i kundërvihen propagandës serbe

Gjithashtu lexoni:

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet
11:12 -06/06/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik
10:48 -06/06/2025
Theret një person, arrestohet i dyshuari
10:32 -06/06/2025
Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?