KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve serbë, kthim prapa për sistemin e drejtësisë
Lajme

OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve serbë, kthim prapa për sistemin e drejtësisë

Kosova News
Kosova News 13:14 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka vlerësuar se dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në rajonin e Mitrovicës në vitin 2022, është kthim prapa për sistemin e drejtësisë atje.

Në raportin mbi ndikimin e dorëheqjes masive të vitit 2022 të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serb të Kosovës nga sistemi i drejtësisë në rajonin e Mitrovicës, OSBE-ja ka theksuar ndikimin negativ në procedimin e lëndëve pas dorëheqjes së tyre.

Raporti analizoi të dhënat statistikore për periudhën janar 2022 deri në qershor 2023 që kanë të bëjnë me kapacitetin e Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për të administruar drejtësinë në kohë dhe me efikasitet para dhe pas nëntorit 2022, kur 20 gjyqtarë, 10 prokurorë dhe 132 zyrtarë të tjerë administrativë dhanë dorëheqje. Përveç kësaj, dorëheqje dhanë edhe katër gjyqtarë serbë të Kosovës nga Divizioni i Apelit në Gjykatën e Apelit në Mitrovicën Veriore.

“Pas integrimit të stafit gjyqësor serb të Kosovës më 2017, këto dorëheqje ishin kthim i madh prapa për sistemin e drejtësisë në Mitrovicë. Raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë thekson se kjo ka rezultuar në zvogëlim të kapacitetit të gjykatës dhe prokurorisë për ndarje të drejtësisë, gjë e cila ka minuar të drejtën në gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe ka dëmtuar qasjen në drejtësi”, ka thënë Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Si pasojë e mungesës së papritur dhe të konsiderueshme të stafit, OSBE-ja ka thënë se Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë përjetuan një rënie të ndjeshme në shkallën e procedurave gjyqësore dhe zvogëlimit të ngarkesës së lëndëve nga 75% në 59% në gjykata dhe nga 75% në 57% në prokurori.

Tutje, raporti thekson domosdoshmërinë e masave për adresimin e këtyre çështjeve dhe rivendosjen e funksionimit efikas dhe të paanshëm të sistemit të drejtësisë në Mitrovicë.

Gjithashtu lexoni:

Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme

PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore, e domosdoshme
20:46 -21/05/2025
PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale
20:05 -21/05/2025
Erdogan: Civilët në Gaza po e përjetojnë ferrin
19:42 -21/05/2025
Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë
19:39 -21/05/2025
Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë
19:14 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?