KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Lajme

Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Kosova News
Kosova News 11:39 -14/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondacioni “Hasan Prishtina”, ka organizuar një tubim paqësor për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, i cili është edhe stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, në protestën paqësore që është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik.

Ministrja Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Emri i Hasan Prishtinës nga universiteti hiqet me kërkesa të pabaza. Mënyra se si ka ardhur kjo kërkesë nga rektorati përmes ministrisë deri në Kuvend është një forme ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria.

Rektori Qerim Qerimi për bindjen time ka filluar këtë qëllim mbrapsht dhe me porosi nga politika për benefite të tij personale për benefite të politikës gjithmonë duke e shfrytëzuat këtë në prag te zgjedhjeve. Ju bëj thirrje hiqni dorë dhe mos i bini në Kuvend paaftësitë e juaja për menaxhim po hiqni dorë nga kjo nismë e mbrapsht mizore”, ka thënë ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Studentorë në UP, Florend Ramusa, e ka kundërshtuar këtë nismë, duke thënë se i janë bashkuar këtij tubimi për tu solidarizuar me fondacionin.

“Ne si student e kundërshtojmë këtë nismë të mbrapsht që nga viti i kaluar kemi përdorur mekanizma të ndryshme çoftë me protesta dhe peticione kemi mbledhur me mijëra nënshkrime dhe sot iu kemi bashkuar kësaj nisme”, ka shtuar Ramusa.

Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.

“Kjo të mos jetë politike kjo është një dëshirë e jona që këta emra të mëdhenj t’i mbajmë me krenari. Meqenëse sot kemi ardhë me përkrahë emrin e Hasan Prishtinës ne si familjarë e kemi pa të arsyeshme që emri i tij të jetë i përjetshëm në UP”, është shprehur Boletini.

Megjithatë, në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Rama: Përfshirja e Prishtinës në platforma ndërkombëtare është dëshmi e rritjes së rolit të kryeqytetit në hartën globale

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027

Kosova News 14/05/2024 14/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?