KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizohen protesta në Beograd kundër projektit të dhëndrit të Donald Trumpit
Rajon

Organizohen protesta në Beograd kundër projektit të dhëndrit të Donald Trumpit

Kosova News
Kosova News 11:42 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupet opozitare në Serbi janë duke planifikuar protesta kundër një projekti të pasurive të paluajtshme që do të financohet nga kompania e dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në vendin e ish-selisë së ushtrisë serbe të shkatërruar në një fushatë bombardimi të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 1999.

Qeveria e Serbisë, më herët këtë javë ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e lidhur me Kushnerin, për dhënien me qira 99-vjeçare të tokës në qendër të Beogradit për “rivitalizimin” e ndërtesave të bombarduara, raporton AP.

Kushneri ka konfirmuar raportet se kompania e tij ka në plan të financojë projektin prej 500 milionë dollarësh. Projekti parasheh një hotel të lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane.

“Përparimi ekonomik në Serbi në dekadat e fundit ka qenë impresiv. Ky projekt do ta ngrejë më tej Beogradin në destinacionin kryesor ndërkombëtar që po bëhet”, ka deklaruar Kushneri në një deklaratë përmes së cilës konfirmoi miratimin e marrëveshjes.

Zyrtarët qeveritarë e kanë mirëpritur projektin, por grupet opozitare dhe shumë të tjerë kanë folur kundër tij.

Për shumë njerëz, vendi i godinës së komandës së ushtrisë, i bombarduar, është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quajnë “agresioni i NATO-s 25 vjet më parë….”.

Forcat serbe kanë zhvilluar luftë në vitet 1998-99 në Kosovë, e cila atëherë ishte provincë e Serbisë. Rreth 13,000 njerëz, shumica e të cilëve shqiptarë, janë vdekur deri në fushatën bombarduese 78-ditore të udhëhequr nga SHBA-ja në NATO, e cila i shtyri trupat serbe të largoheshin nga Kosova.

Kosova e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, mirëpo Beogradi zyrtar nuk e pranon fqinjin e saj si një shtet të ndarë.

Udhëheqësi i grupit opozitar të Kryengritjes Ekologjike, Aleksandar Jovanoviq, njoftoi se organizata “do të përdorë të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato fizike” për të mbrojtur prishjen e ndërtesës së vjetër të Shtabit të Përgjithshëm dhe dorëzimin në një kompani amerikane.

“Në momentin që do të shfaqen buldozerët e parë, ne do t’i presim ata”, ka deklaruar Jovanoviq në një konferencë për shtyp dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen atyre, veçanërisht pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, “të gjithë atyre që kanë guximin të mbrojnë të vjetrën”.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?