Gjatë vizitës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Maqedoninë e Veriut, ai i propozoi homologut të tij maqedonas, që të bëhet ndërmjetësues për ta zgjidhur kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit me veto e ka bllokuar shtetin maqedonas që të nisë negociatat për anëtarësim në BE.
Kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi nga Ohri që ai të jetë ndërmjetës për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.
Ai tha se Maqedonisë së Veriut i është bërë padrejtësi historike, jo që ende nuk është pjesë e BE-së, por edhe që është shkëputur nga Shqipëria, e cila në muajn tetor pritet t’i filloj negociatat për antarësim.
“Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam një propozim, atë propozim ia përcolla zotit kryeministër dhe i thash se ne jemi të gatshëm që ta shfrytëzojmë kryesimin me BE-në, që të ndërmjetësojmë rreth kësaj çështje. Nëse palët janë të gatshme që ta pranojnë Hungarinë si ndërmjetësues ajo është punë e tyre”, tha Orban.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, duke i uruar suksese qeverisë shqiptare në procesin e negociatave me BE-në,tha se vendi i tij nuk duhet t’i humb shpresat dhe të zhgënjehet.
“Kisha kënaqësinë të pres homologun tim Orban. Ne do të punojmë fort t’i zgjidhim problemet në shtëpi.I uroj qeverisë shqiptare gjithë të mirat në procesin e negociatave dhe të bëhen sa më parë anëtare.Më vjen keq që vetëm dy palë u ndanë të kënaqura me këtë vendim, politikanët e fqiut tonë lindor dhe opozitës në vendin tonë”, deklaroi Mickovski.
Procesi i antarësimit të Maqedonisë së Veriut është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë e cila kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e vendit.


