KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse
Politikë

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Kosova News
Kosova News 12:24 -25/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes me dizinformata serbo-ruse në çështjet politike dhe të sigurisë, ka thënë ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Ai në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”, ka thënë se Kosova renditet e 40-ta nga 41 shtete te Indeksi Evropian i Edukimit Medial.

Në këtë samit, ai theksoi se “dezinformata, polarizimi dhe sulmi i normave demokratike kërcënojnë themelimin e besimit dhe angazhimin qytetar”.

“Në mbarë Evropën dhe përtej, dezinformata kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të shfrytëzojë divizonet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Duke u bazuar në gjetjet e hibrid.info dezinformata në gjuhën shqipe shpërndahet më së shumti në rrjete sociale, ndërsa në gjuhën serbe më së shpeshti në media tradicionale me narracione që shpesh barazohen me dezinformatën ruse, specifikisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes. Kërkimet nga partnerët tanë si ‘BIRN’ dhe ‘Demokraci Plus’ tregojnë se mendimi kritik dhe verifikimi i burimit nuk janë gjëra për të cilat bisedohet sistematikisht në shkolla dhe nuk integrohen në edukimin publik, duke lënë popullin të ekspozuar ndaj manipulimit dhe dezinformatës. Kosova renditet e 40-ta nga 41 shtete te Indeksi Evropian i Edukimit Medial, duke reflektuar vetëdije të dobët të institucioneve në edukimin medial”, ka thënë ai.

Stephen B. Heintz, i cili është president i Fondit të Vëllezërve “Rockefeller” tha se demokracia duhet të mbrohet nga të gjithë akterët që të zgjidhën krizat e problemet.

“Demokracia nuk mbrohet vetë, ajo varet nga ne; qytetarët, gazetarët, akademikët, aktivistët, edukatorët, themeluesit dhe politikëbërësit, duke punuar bashkë që të zgjidhim krizat e problemet, të rikthejmë besimin, dhe ne ndërtojmë një lloj ‘indi të lidhur’ në shoqëri. Kur erdha për vizitë për herë të parë në 2023, ishte e qartë edhe atëherë se shoqëria civile është rrahja e zemrës e demokracisë së këtij shteti. Se vitet që do të vinin pas asaj periudhe do të ishin të vështira, të gjithë e dinin. Por, shoqëria civile gjithashtu e dinte rolin e rëndësishëm dhe thelbësor për të cilën ata u thirrën të punonin në projektin demokratik të Kosovës. Vite më pas, organizata të shoqërisë civile, duke punuar me aktivistë lokalë dhe individë të guximshëm, kanë bërë më shumë se të kryejnë shërbime dhe të avokojnë për reforma kyçe, ata kanë ushqyer zakonet e qytetarisë, të cilat Tocqueville i quajti ‘zakone të zemrës’, që janë të domosdoshme për demokraci të gjallë”, ka shtuar ai.

Në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”, ai tha se “paqja që ekziston vetëm në letër, nuk është paqe e qëndrueshme”.

“Është një e vërtetë që duhet thënë me zë, pa marrë parasysh sa e vështirë, nuk ka paqe që zgjat në Kosovë ose Ballkanin Perëndimor pa një dialog të sinqertë mes shqiptarëve dhe serbëve. Thjesht nuk ka alternativë. Ky dialog nuk mund të zvogëlohet në negociata mes qeverive, ose takime në mes Brukselit dhe Beogradit. Këto janë të nevojshme, sigurisht, por paqja që ekziston vetëm në letër, nuk është paqe e qëndrueshme”, tha ai.

E drejtori ekzekutiv i “S’Bunker”, Bardhi Bakija tha se “Ballkani Perëndimor është raundi ideali i testimit për betejën e informatës”.

“Regjioni ka rrëshqitur në ankthe të vjetra, mite etnike të bëra, nacionalizëm performativ, konflikte të ngrira që vazhdimit ri-shpikin veten dhe klasa politike, që me kënaqësi dhe rehati shfrytëzon frikën. Në të njëjtën kohë, aktorë globalë kanë zbuluar se Ballkani Perëndimor është raundi ideal i testimit për betejën e informatës. Shënjestra është e sofistikuar, e lirë dhe e pandalueshme, ndërsa dëmi është masiv. Por, kredibiliteti ka më shumë rëndësi. Dialogu pa kredibilitet nuk mund të formësojë asnjë lloj paqe. Këtu fillon puna ynë”, përfundoi Bakija.

Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”, ka vijuar me disa panele diskutimi.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 25/11/2025 25/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?