KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita dorëzon kallëzim penal për subvencionimin e tekstve shkollore, ministrja Nagavci: Nga librat duhet të përfitojnë nxënësit, jo grupet e interesit
Arsim

Opozita dorëzon kallëzim penal për subvencionimin e tekstve shkollore, ministrja Nagavci: Nga librat duhet të përfitojnë nxënësit, jo grupet e interesit

Kosova News
Kosova News 17:31 -12/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka reaguar pasi partitë opozitare PDK, AAK dhe LDK-ja kanë bërë kallëzim penal ndaj saj për subvencionimin e nxënësve me tekste shkollore.

Ministrja Nagavci ka thënë se reagimet për subvencionime me tekste shkollore ka filluar pas shkëputjes së praktikës 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi.

Arbërie Nagavci, me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministrinë të cilën ajo e drejton ka krijuar një proces transparent të subvencionimit me tekste shkollore, që sipas saj është eliminuar mundësi abuzimi.

Ministrja Nagavci, po ashtu ka pohuar se partitëi opozitare janë munduar që të rikthejnë sistemin e vjetër, ku kanë krijuar edhe Komision Hetimor për subvencionim të teksteve shkollore, të cilin e ka përkrahur edhe vetë ministrja, pasi siç thotë ajo nuk kanë se çka të fshehin dhe se procesi i subvencionimit ka qenë tërësisht transparent.

“U përpoqën në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën. Së fundi, kanë krijuar Komision Hetimor, të cilin e kemi përkrahur edhe ne si grup parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe unë si ministre e Arsimit, sepse nuk kemi çfarë të fshehim.”, ka thënë Nagavci.

“PDK-LDK-AAK, të bashkuar si gjithnjë, sot paskan dorëzuar kallëzim penal ndaj meje për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore. Shumë e pritshme nga këto subjekte, kur e dimë mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur.

Reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua.

U përpoqën në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën. Së fundi, kanë krijuar Komision Hetimor, të cilin e kemi përkrahur edhe ne si grup parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe unë si ministre e Arsimit, sepse nuk kemi çfarë të fshehim.

Megjithatë, pa përfunduar punën aty dhe pa miratuar Raportin e Komisionit Hetimor, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale me kallëzim penal. Ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashtu si edhe i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar.

Nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit.

Një gjë është e sigurt, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i sprapsur vendimet tona të drejta, NE NUK DO TË NDALEMI!”, ka shkruar ministrja Nagavci në një postim në facebook.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Kosova News 12/11/2024 12/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?