Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë për herë të parë në konferencën ndërkombëtare SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa të Floridës.
Në kuadër të konferencës, delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit ndërkombëtar të Operacioneve Speciale, përfshirë Komandantin e USSOCOM, Admiral Frank M. Bradley, dhe Komandantin e Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E. Angle.
Në këtë ngjarje morën pjesë 74 delegacione nga shtete partnere dhe aleate, ndërsa pjesëmarrja e FSK-së u vlerësua si dëshmi e avancimit profesional dhe rritjes së rolit të saj në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
SOF Week konsiderohet platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global


