KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oleksandr Usyk pezullohet përkohësisht nga boksi pas duelit me Tyson Furyn
Sport

Oleksandr Usyk pezullohet përkohësisht nga boksi pas duelit me Tyson Furyn

Kosova News
Kosova News 22:49 -21/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Oleksandr Usyku ka marrë një pezullim të shkurtër pas duelit të tij brutal ndaj Tyson Furyt të cilin e fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve pas 12 raundeve.

Usyk pothuajse nokautoi Furyn pas raundit të nëntë por gjyqtari kishte ndërhyrë duke i ofruar numërimin boksierit anglez i cili po mbahej në litarë. Fury u rikuperua me të dëgjuar numërimin e gjyqtarit, por pësoi humbjen e tij të parë në karrierë pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve.

Usyk më vonë u dërgua në spital për të bërë kontrolla ku iu dha drita e gjelbër, përkundër pretendimeve të Furyt se ai i kishte thyer nofullën rivalit të tij.

Sipas asaj që raporton uebsajti BoxRec, Usyk është suspenduar nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit deri më datën 2 qershor si rezultat i lëndimeve që ka pësuar, ndërsa një pezullim i njëjtë nuk i është shqiptuar Furyt.

Suspendimi i Furyt nuk do të ketë ndonjë ndikim në karrierën e tij pasi ukrainasi do të jetë i gatshëm pas një pushimi nëntëmujor. Dueli i tij me Furyn ishte shtyrë nga dhjetori në shkurt dhe pastaj në muajin maj.

 “Nuk po mendoj për boksin momentalisht”, kishte thënë Usyk i cili ishte prezent në konferencën për shtyp pas duelit së bashku me vajzën e tij.

“Unë kam humbur Vitin e Ri, e kam humbur ditëlindjen e djalit tim, e kam humbur ditëlindjen e djalit tjetër, e kam humbur ditëlindjen e vajzës dhe pastaj lindjen e vajzës. Unë i kam humbur gjithashtu edhe pushimet me familje. Unë isha i fokusuar vetëm tek ky duel. Tani jam i lumtur dhe dua të rikthehem në shtëpi”, është shprehur boksieri ukrainas.

Usykut do t’i hiqet statusi si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks pasi ukrainasi do të detyrohet ta lirojë rripin IBF së shpejti për shkak të duelit të tij të dytë me Furyn, që do t’ia pamundësojë atij të luftojë me kroatin Filip Hrgovic.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 21/05/2024 21/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?