KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OKB-ja nis hetimin e akuzave për lidhje të personelit të tij me Hamasin
Botë

OKB-ja nis hetimin e akuzave për lidhje të personelit të tij me Hamasin

Kosova News
Kosova News 16:40 -28/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për rifillimin e financimit të agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende të tjera perëndimore i pezulluan fondet mes dyshimeve se 12 punonjës të agjencisë, kishin marrë pjesë në sulmin që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas. Zoti Guterres njoftoi për nisjen e një hetimi lidhur me këtë çështje ndërsa theksoi se personat e përfshirë, do të mbahet përgjegjës. Ndërkohë dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bidenit njoftuan se negociatorët amerikanë po përparonin drejt një marrëveshje të mundshme armëpushimi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres njoftoi të dielën se zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme kishte nisur një hetim rreth pretendimeve se 12 anëtarë të personelit të agjencisë për refugjatët palestinezët, UNRWA, ishin përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në deklaratën e zoti Guterres thuhej se “Komisioneri i Përgjithshëm i kësaj agjencie, Philippe Lazzarini kishte shkëpur kontratat për nëntë nga personat që dyshohet të jenë përfshirë, një tjetër sipas tij është konfirmuar i vdekur dhe po punohet për identifikimi e dy personave të tjerë”.

Po kështu zoti Guterres u bëri thirrje vendeve që kanë pezulluar fondet për këtë agjenci, që të vazhdojnë kontributet e tyre për 2 milionë civilët në Gazë, që varen nga kjo ndihmë për mbijetuar.

Deri më tani, nëntë vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë kanë ndërprerë financimin për agjencinë. Së bashku, ato siguruan rreth 60% të buxhetit të agjencisë në vitin 2022. Ministri i Jashtëm izraelit bëri thirrje që më shumë vende të ndërpresin ndihmat për këtë agjenci.

Ndërkohë demonstrues izraelitë të krahut të djathtë, së bashku me anëtarë të familjeve të pengjeve që mbahen në Gazë organizuan një protestë në anën izraelite të pikë-kalimit Kerem Shalom, në një përpjekje për të bllokuar kalimin e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës.

Policia izraelite arriti t’i mbajë larg dhe lejoi kalimin e disa prej kamionëve për herë të parë pas disa ditësh.

Si pasojë e konfliktit në Gazë janë vrarë më shumë se 26 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve të ministrisë së shendetësisë që drejtohen nga grupi militant. Lufta nisi pas një sulmi terrorist të Hamsit më 7 tetor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë. Po kështu militantët morën rreth 250 persona si pengje.

Dy zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Bidenit thanë se negociatorët amerikanë po përparonin në një marrëveshje të mundshme, sipas së cilës Izraeli do të ndalonte operacionet ushtarake kundër Hamasit për dy muaj si dhe do të lejonte më shumë ndihma humanitare në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbetura. Nëse do të arrihej, marrëveshja do të zbatohej në dy faza, sipas personave në dijeni të kësaj çështje.

Pavarësisht progresit të dukshëm në këtë drejtim, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti në një konferencë për mediat se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren e plotë’ të vendit të tij ndaj Hamasit./ VOA

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 28/01/2024 28/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit
18:56 -20/07/2026
Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave
18:50 -20/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës
18:04 -20/07/2026
Aksident trafiku në Istog, humbin jetën dy persona
17:57 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?