KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OJQ-të kosovare dhe serbe me deklaratë të përbashkët kërkojnë dialog konstruktiv: Situata po ndikon në jetën e qytetarëve
Politikë

OJQ-të kosovare dhe serbe me deklaratë të përbashkët kërkojnë dialog konstruktiv: Situata po ndikon në jetën e qytetarëve

Kosova News
Kosova News 11:29 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një tubimi në Graçanicë, një grup i 35 organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë miratuar deklaratën e përbashkët, duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë dhe përspektivë më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Siç njoftohet, këto organizata konsiderojnë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën, dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të

OJQ-të theksojnë se cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë paraqet dështim të imagjinatës politike.

Sipas tyre, energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë.

“Trendi tashmë ekzistues është që njerëzit veç se po largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht të rinjtë. Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre ka të gjasë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër.

Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar. Komuniteti rom, nëse marrim njërin, e sheh veten të margjinalizuar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

Me perspektivën e dhunshme që është më e theksuar se sa ka qenë për një dekadë, është koha tani që të dëgjohen zëra të rinj konstruktiv – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur shikimin e mprehtë nga e kaluara; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet të na përcaktojnë; zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Ne, të nënshkruarit, marrim përsipër të mbajmë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim. Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre.

Mendojmë se i kuptojmë detajet e një çështjeje, por nuk arrimë të marrim parasysh se si kuptohet apo shihet ajo nga komunitetet e tjera. Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar të dëgjojmë me veshë të hapur dhe mendje të hapur.

Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani. Lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshëm i realiteteve të zymta të luftës, edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta.

Kauza e paqes nuk kërkon vetëm fjalë për këtë qëllim, por imazhe e marrëdhënie që mishërojnë të qenit bashkë. Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes.

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Nënshkrues: 

  • AKTIV
  • Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
  • The Balkan Forum
  • Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
  • Community Building Mitrovica (CBM)
  • Center for Peace and Tolerance (CPT)
  • Civic Initiatives, Serbi
  • Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Beograd
  • European Fund for the Balkans
  • Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  • Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  • Gorazdevac Media Group
  • Institute for Territorial Economic Development – InTER
  • Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
  • Local Peace, Leposaviq
  • Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  • Milan Antonijević, Avokat, Serbi
  • Neë Perspektiva
  • Neë Social Initiative (NSI)
  • NGO Integra
  • NGO Be Active 16, Preshevë
  • NGO Livrit, Preshevë
  • Peer Educators Netëork (PEN)
  • Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  • Radio Peja
  • Radio Astra, Prizren
  • RTV KIM
  • TV Prizreni, Prizren
  • Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
  • Youth Initiative for Human Rights – Kosovë
  • Youth Initiative for Human Rights – Serbi
  • Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
  • Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
  • Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina
  • Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?