Një përfaqësues ukrainas thotë se helmimi është kryer nga luftëtarët ukrainas të lirisë.
Dy oficerë rusë janë vrarë dhe 15 zyrtarë të tjerë thuhet se janë shtruar në spital në një sulm me helmim masiv gjatë një feste ushtarake në qytetin e pushtuar të Mariupolit, sipas një zyrtari ukrainas.
Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut ukrainas në mërgim të Mariupolit, tregon për helmimin e supozuar në një postim në Telegram.
Sulmi i helmimit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Thuhet se helmimi është kryer nga luftëtarët ukrainas të lirisë, derisa forcat ruse festuan “Ditën e Marinës” të dielën e kaluar, thotë Andriushchenko.
Dita e Marinës është një festë kombëtare popullore në Rusi që nderon anëtarët e forcave detare të vendit. Ngjarjet mbahen zakonisht në qytetet portuale anembanë Rusisë dhe Vladimir Putin ishte i pranishëm gjatë një parade të madhe të anijeve luftarake dhe nëndetëseve në Shën Petersburg atë ditë, shkruan Newsweek…
Andryushchenko thotë se autoritetet e mbështetura nga Rusia në qytetin e pushtuar besojnë se cianid dhe pesticide ishin vendosur në ushqim në ditën e festimit.
Si rezultat, 17 zyrtarë rusë thuhet se u shtruan në spital në gjendje të rëndë, sipas ndihmësit të kryebashkiakut. Ai shton se dy burra, të cilët i identifikon vetëm si “oficerë”, kanë vdekur më vonë.
“Njerëzit tanë thonë me buzëqeshje: “minjtë kanë nevojë gjithmonë për helm”.


