Oficër të Ushtrisë së Kosovës kanë mbaruar me sukses edhe një stërvitje përkrahë 3 mijë trupave amerikane dhe forcave tjera nga vendet partnere të ShBA-së.
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj tha se edhe eksperienca e artiljerëve amerikanë është tejet e rëndësishme në procesin e zhvillimit të komponentës së Kosovës në mbështetje luftarake me zjarr.
“Ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja e oficerëve tanë të artiljerëve, përkrahë 3 mijë trupave amerikane dhe 19 forcave të vendeve partnere të saj, në Stërvitjen fushore “Dynamic Front 22” mbajtur në Grafenëohr të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Mehaj.
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë atashuar Batalionit 1-77 të Artilerisë Fushore të Brigadës 41 të Ushtrisë Amerikane.
Ministri Mehaj tha se gjatë kësaj stërvitje oficerët e Ushtrisë së Kosovës kanë ndjekur stërvitjen e njësisë së artilerisë fushore deri në nivel batalioni dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre me pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme partnere.
“Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për forcat amerikane për këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, ka thënë Mehaj.








