Oda e Fizioterapeuteve të Kosovës, të pakënaqur me Ligjin për Pagat, i janë drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për inicimin e procedurës së vlerësimit të Kushtetutshmërisë së Nenit 30 dhe shtojcës 9 të Ligjit nr 08/ L-196 për Pagat në Sektorin Publik.
“Me vendim të Këshillit Drejtues të OFTK-së, përkitazi me ankesat mbi çështjen e trajtimit të profesionit të fizioterapisë dhe fizioterapeutit si bartës i këtij profesioni, lidhur me Ligjin 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës sot më datë 02.02.2023, ka parashtruar në Institucionin e Avokatit të Popullit kërkesën për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), në kuadër të përgjegjësive për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave profesionale të fizioterapeutëve, ka shqyrtuar dhe përfaqësuar kërkesat e anëtarëve në lidhje me Ligjin për Paga që nga faza e hartimit e deri në fazën e miratimit të tij. Fatkeqësisht, vërejtjet dhe komentet e dërguara nga Oda që kishin për qëllim respektimin e të drejtave të profesionistëve dhe profesionit të fizioterapisë, nuk u morën parasysh.
Si rezultat, me vendim të Këshillit Drejtues të OFTK-së, përkitazi me ankesat mbi çështjen e trajtimit të profesionit të fizioterapisë dhe fizioterapeutit si bartës i këtij profesioni, lidhur me Ligjin 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës sot më datë 02.02.2023, ka parashtruar në Institucionin e Avokatit të Popullit kërkesën për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Ky Ligj është diskriminues, nënçmues për profesionin e fizioterapisë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Shëndetësi dhe Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.
Andaj, kërkojmë nga Institucioni i Avokatit të Popullit adresimin e kërkesës sonë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të eliminohet pabarazia dhe diskriminimi i profesionit të fizioterapisë (ulja e pagave të fizioterapeutëve).
Ashtu siç ju kemi premtuar, OFTK nuk do të ndaloj së angazhuari në betejen e saj ligjore për të mbrojtjen e interesave, vlerave dhe të drejtave të profesionistëve dhe profesionit të fizioterapisë.
Më poshtë gjeni kërkesën për inicimin e procedurës së vlerësimit të kushtetueshmërisë Ligji Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, nëpërmjet avokatit të autorizuar.
Kerkesa per Institucionin e Avokatit te Popullit_02 shkurt 2023
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK


