KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH tregon Ilaçin që kosovarët e përdorin më së shumti kur sëmuren
Shëndetësi

OBSH tregon Ilaçin që kosovarët e përdorin më së shumti kur sëmuren

Kosova News
Kosova News 10:15 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve ka ndikuar në rritjen e rezistencës antimikrobike për menaxhimin e infeksioneve, është thënë dhe në një tryezë me rastin e shënimit të Javës Botërore të ndërgjegjësimit mbi rezistencën antimikrobike.

Në këtë tryezë, Kosova është renditur si vendi prijës në Evropë për sa i përket keqpërdorimit me antibiotikun Ceftraxone.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka tërhequr vërejtjen me këtë rast për rrezikun që kanoset nga përshkrimi i panevojshëm i antibiotikëve dhe nga shitja e tyre pa recetë nëpër barnatore.

“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz, me shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve, e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme… Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikatorë të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë sesa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikët e krahasuar….. Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim të antibiotikut Ceftriaxonit”.

Përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë kanë vlerësuar se rezistenca antimikrobike përbën njërën prej 10 kërcënimeve kryesore globale.

“Ajo çka ne duhet të gjithë të bëjmë si komunitet është t’i edukojmë së pari popullatën, familjen dhe punëtorët shëndetësorë që të jenë të vetëdijshëm dhe të ballafaqohen me sfida dhe t’i kenë ato rregullat e shkruara që duhet t’i ndjekin gjatë punës së përditshme, ky është çelësi i suksesit në Kosovë që asnjë antibiotik të mos jepet pa përshkrim të recetës dhe të mos keqpërdoret nga vetë mjeku”, tha Edita Haxhiu nga Zyra e OBSH-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?