KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OBSH-së i kërkohet të ndryshojë emrin e lisë së majmunit
Shëndetësi

OBSH-së i kërkohet të ndryshojë emrin e lisë së majmunit

Kosova News
Kosova News 12:59 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet e qytetit në Nju Jork i kërkuan Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të riemërtojë virusin e lisë së majmunit, një emër që shihet si stigmatizues dhe mund të bëjë që pacientët të izolohen në vend që të kërkojnë kujdes.

“Ne kemi një shqetësim në rritje për efektet potencialisht stigmatizuese që mesazhet rreth virusit të ‘lisë së majmunit’ mund të kenë në këto komunitete tashmë të cenueshme”, shkroi Komisioneri Shëndetësor i Nju Jorkut, Ashwin Vasan në një letër drejtuar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ky i fundit e kishte përmendur tashmë këtë ndryshim të mundshëm në mes të qershorit, teksa kishte theksuar se OBSH-ja “po punonte me partnerë dhe ekspertë nga e gjithë bota për ndryshimin e emrit të virusit të lisë së majmunit dhe sëmundjes që shkakton”.

Sipas Komisionerit të Shëndetësisë së qytetit të Nju Jorkut, janë ngritur shqetësime për “historinë e dhimbshme dhe raciste brenda së cilës terminologji si kjo janë rrënjosur për komunitetet me ngjyrë”.

Në letrën e tij, Vasan kujtoi efektet negative të dezinformatave gjatë shpërthimit të virusit SIDA ose racizmit të vuajtur nga komunitetet aziatike pas pandemisë COVID-19, të cilën presidenti i atëhershëm i ShBA Donald Trump e quajti “virusi i Kinës”.

Gjithashtu lexoni:

137 raste me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?