Një komitet i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do të mblidhet më 27 janar për të shqyrtuar nëse pandemia e COVID-19 paraqet ende një emergjencë globale.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën zëdhënësja e OBSH-së, Carla Drysdale, tri vjet pasi COVID-19 u shpall emergjencë globale për herë të parë, raportoi Reuters. Ajo konfirmoi kohën e takimit në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Komiteti i Emergjencave këshillon drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili bën thirrjen përfundimtare nëse një shpërthim paraqet të ashtuquajturën “Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar”, e cila është niveli më i lartë i alarmit të agjencisë së OKB-së.
Disa shkencëtarë kryesorë dhe këshilltarë të OBSH-së thonë se mund të jetë shumë herët për të shpallur fundin e fazës së urgjencës së pandemisë COVID-19 për shkak të niveleve të larta të infeksioneve në Kinë, të cilat rrëzuan politikën e saj zero-COVID muajin e kaluar.