Zjarrfikësit e Suharekës po bëhen me objekt të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Muharremaj ka ndarë disa lajme të mira për komunën, përfshirë dhe investimin në objekt të ri për zjarrfikësit, në vlerë prej 850 mijë eurosh.
“Komuna ndan 250 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër 600 mijë euro, donacion nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit””, bëri të ditur Muharremaj.
Në bashkëfinancim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do të bëhet edhe ndërtimi i 20 shtëpive të reja.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit të Suharekës:
Lajme jashtëzakonisht të mira.
Rreth 1.5 milion euro do të kemi investime të reja për qytetarët e Komunës së Suharekës, në bashkëfinancim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Objekti i ri i zjarrfikësve.
Vlera e projektit 850 mijë euro. Komuna ndan 250 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër 600 mijë euro, donacion nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
20 shtëpi të reja.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna e Suharekës do ta zgjidhë për një kohë të gjatë çështjen e strehimit për ata që kanë nevojë.
Halil Kastrati, si humanist por edhe si Qytetar Nderi i komunës tonë, po tregon kontributin e vazhdueshëm.
Faleminderit !