Një person ka humbur jetën në Obiliq, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.
Sipas policisë, viktima ishte duke punuar me një mikser betoni kur dyshohet se ka pësuar goditje elektrike.
Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo stafi mjekësor ka konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është liruar për familjarët.


