KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Obama thyen heshtjen: Ekstremizmi ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë!
Botë

Obama thyen heshtjen: Ekstremizmi ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

Kosova News
Kosova News 14:22 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Isha i prekur deri në lot nga vrasja e Charlie Kirk, edhe pse nuk ndaja pikëpamjet e tij. Por më shqetëson gjuha e përdorur nga presidenti dhe sidomos nga bashkëpunëtorët e tij.”

Me këtë mesazh të fortë, Barack Obama ka vendosur të thyejë heshtjen e tij të gjatë politike.

Ndryshe nga tradita e presidentëve të mëparshëm që nuk komentojnë mbi pasardhësit (rregulli i pashkruar”), ish-presidenti demokrat ka dalë hapur në skenë pas atentatit ndaj liderit të krahut të djathtë, Charlie Kirk.

Në një klimë ku Shtëpia e Bardhë dhe lëvizja MAGA po akuzojnë të majtën për radikalizëm dhe nxitje të dhunës, ndërsa brenda vetë Partisë Demokratike ka trazira të ndezura nga libri i Kamala Harris, Obama ka vendosur të reagojë. Ai u shfaq publikisht edhe pse aktualisht ndodhet me pushime në Liguri, në jahtin e regjizorit Steven Spielberg.

Në tre ditët e fundit, Obama ka mbrojtur median amerikane nga sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ka kritikuar vendimin e Disney për të mbyllur emisionin satirik të Jimmy Kimmel në ABC, pas komenteve të tij mbi reagimet e mbështetësve të Trump për vrasjen e Kirk.

Në një diskutim të qetë në Jefferson Educational Society Summit në Erie, Pennsylvania, Obama jo vetëm që doli në mbrojtje të demokratëve, por edhe hodhi akuzat e rënda mbi ekipin e Trump.

“Ekstremizmi është problem nga të dyja anët, por kur unë isha president, ai nuk hynte në Shtëpinë e Bardhë. Sot kjo po ndodh. Duhet të luftojmë kundër çdo ekstremisti që rrezikon vlerat themeluese të Amerikës. Por gjithashtu duhet ta pranojmë se vendi ka një problem serioz kur peshën më të madhe e marrin pikëpamjet ekstreme që burojnë nga vetë qeveria amerikane”, u shpreh ai.

Obama shtoi se në momentet e vështira të së kaluarës, presidentët, edhe ata republikanë, kanë nxitur unitetin kombëtar.

“Kjo nuk po ndodh sot. Përkundrazi, presidenca me akuzat njëanshme po e vendos të majtën në bankën e të akuzuarve për dhunën politike, ndërkohë që thirrjet për të shënjestruar demokratët kanë ardhur pikërisht nga Shtëpia e Bardhë.”

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?