Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave për kryetar të 38 komunave për të cilat u votua sot.
E teksa janë numëruar rreth 65 për qind të votave për Fushë Kosovën, në këtë komuna vazhdon të prij kandidati i VV-së Valon Prebreza.
Siaps rezultateve të KQZ-së Prebreza prin me 44,19 përqind të votave. Pasuar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besnik Osmani me 37,25 përqind. Ndërksa kanddiati i PDK-së Rrahim Terrnava deri tani ka vetëm 16,24 përqind të votave.



