Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa kolona dhe me kohë pritjeje minimale.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 08:08 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, hyrja dhe dalja e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare po realizohet me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të informohen rregullisht para se të udhëtojnë dhe të shfrytëzojnë aplikacionet dhe burimet zyrtare për gjendjen në kufi.



